Ndërlidhjet

logo-print

Mijëra protestues në Prishtinë


Protesta në Prishtinë për dorëheqjen e Jabllanoviqit dhe kthimin e statutit të Trepçës.

Protesta në Prishtinë për dorëheqjen e Jabllanoviqit dhe kthimin e statutit të Trepçës.

Mijëra qytetarë të Kosovës kanë dalë nëpër rrugët e Prishtinës, në një protestë të organizuar nga partitë opozitare të Kosovës, organizatat joqeveritare për të pagjeturit dhe shoqatat e dala nga lufta.

Protesta, sipas organizatorëve, bën thirrje për shkarkimin e ministrit për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, i cili i ka quajtur “egërsira” nënat protestuese në Gjakovë.

Jabllanoviq ka kërkuar falje për komentet.

Po ashtu, përmes protestës kërkohet shpallja e kombinatit Trepça ndërmarrje publike.

Protuestuesit brohorasin parulla “Trepça është e jona – Jabllanoviq jashtë” dhe të ngjashme.

Marshimi ka nisur nga Biblioteka Kombëtare në Prishtinë dhe do të përfundojë para Qeverisë së Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se protesta është duke shkuar në rregull.

Ai i ka hedhur poshtë pohimet e Lëvizjes Vetëvendsoje se disa autobosë, të organizuar nga kjo Lëvizje, nuk janë lejuar të hyjnë në Prishtinë.

XS
SM
MD
LG