Ndërlidhjet

Spanja arreston 4 terroristë të dyshuar


Ilustrim
Ilustrim

Ministria e Brendshme e Spanjës ka bërë të ditur se policia spanjolle ka arrestuar katër anëtarë të dyshuar të një rrjeti terrorist në Ceuta, një enklavë kjo spanjolle që ndodhet në bregun verior të Afrikës dhe që kufizohet me Marokun.

Ministri i Brendshëm, Jorge Fernandez Diaz, ka thënë se të dyshuarit janë dy çifte vëllezërish, të cilët janë trajnuar ushtarakisht dhe janë përgatitur “fizikisht dhe mentalisht” për të kryer sulme vetëvrasëse.

Ministria e Brendshme spanjolle nuk ka bërë asnjë lidhje midis arrestimeve të sotme dhe hetimeve të vazhdueshme për personat që mund të kenë lidhje me sulmet terroriste në Paris.

Policia spanjolle ka arrestuar rreth 50 xhihadistë të dyshuar gjatë vitit të kaluar, ka bërë të ditur Ministria e Brendshme, ditë më parë.

XS
SM
MD
LG