Ndërlidhjet

Maqedoni: Protestat si masë për ta bërë qeverinë të dëgjoj zërin e qytetarëve


Foto nga arkivi

Foto nga arkivi

Revolta e shprehur përmes protestave të studentëve kundër pakos së ligjeve për arsimin e lartë, që vec tjerash parasheh dhe testimin ekstern dy herë gjatë studimeve, nga ana tjetër hedhja në grevë e punonjësve të arsimit për shkak të dënimeve të arsimtarëve, pagave të ulta dhe obligimeve të shumta administrative, njëherësh dhe protestat e honoraristëve si dhe ajo e gazetarëve, janë fakte të qarta se pushteti përfundimishtduhet të ulet të negocojë me palët e tanguara.

Në të kundërtën, revolta e shprehur përmes një varg protestash vetëm brenda një muaji, mund të marrë përmasa edhe më të mëdha, thonë analistët politik.

Sipas Zdravko Savevskit, nga lëvizja majtiste Solidariteti, protestat e studentëve ishin ajo kthesa që ka inkurajuar qytetarët për të qenë më të guximshëm ndaj kërkesave të tyre.

“Numri i qytetarëve të pakënaqur është shumë i madh, por ata deri më tani nuk kanë dalë për të protestuar si rrjedhojë e asaj se qeveria në kundërshim me të gjitha standardet demokratike refuzon të dëgjoj zërin e protestuesve pavarësisht nga ajo sa ato kanë qënë masive”, thekson Saveski.

Nga ana tjetër, Xhelal Neziri publicist, konsideron se në Maqedoni është suspenduar demokracia.

Sipas tij, me atë që nuk krijohet hapsirë e shëndoshë për të negocuar me grupet e interesit për cështje të caktuara gjat marjes së vendimeve pushtei është një dëshmi e qartë seMaqedonia si shtetnuk disponon me kapacitetin e njevoshëm të demokracisë dhe pushtein e ushtron në mënyrë atokratike.

“Kjo formë e praktimit të pushteit përmes një demokracie të kontrolluar, nuk lejon dhe nuk preferon debate me ekspert të lëmive të ndryshme, shoqërinë civile, dhe faktorë të tjerë, gjatë procesit të sjelljes së vendimeve. Pra, kemi të bëjme me veprime të cilat sillen nga një pushtet absolut, përkatësisht vendime të sjella nga një pushtet autokratik dhe jodemokratik”, thekson Xhelal Neziri.

Ndërkohë Zvezdan Georgievski gazetarë, konsideron se pavarsisht se mediat e caktuara të përafërta me pushtetin në çdo mënyrë tentojnë të pasqyrojnë një realitet më ndryshe, është gjendja e rëndë ekonomike ajo që e bën të pamundur fshehjen e realitetit, duke vënë në fokus afera korruptive. Ai në këtë drejtim fokuson rolin e rrjeteve sociale.

“Nuk ushqej iluzionin se pushteti edhe kundrejt presionit të theksuar që vjen nga arsimtarët, gazetarët, honoraristët, dhe veçanërisht studentët, do të ndryshoj politikat qeverisëse, por megjithatë besoj se solidariteti mes grupeve të ndryshme do të jetë burim i forcës së protestuesve në të ardhmen”, nënvizon Zvezdan Georgievski gazetarë.

Ndryshe studentët kanë paralajmëruar se nëse ligji për arsim të lartë hyn në fuqi , përkatësisht shterret dhe mundësia e fundit për t`u hedhur poshtë me mos nëshkrimin e presidentit si mekanizëm të fundit, ata kanë paraljmëruar se do të përdorin padëgjueshmërinë qytetare.

Ndërkohë në rrjedhë është greva e punonjësve të arsimit, për të cilën akoma pushteti nuk ka ndërmarë ndonjë hap për të negociuar me sindikatën e arsimtarëve të Maqedonisë.

XS
SM
MD
LG