Ndërlidhjet

Greqia në prag të zgjedhjeve


Athinë
Athinë

Grekët votojnë të dielën në zgjedhjet e përgjithshme.

Sondazhet tregojnë se partia Syriza ka gjasa të mira për të fituar.

Kjo parti radikale e krahut të majtë, e cila udhëhiqet nga Alexis Tsipras, kundërshton masat e kursimit dhe, sipas analistëve, mund të vë Greqinë në një përplasje me kreditorët e saj ndërkombëtarë.

Fitorja e saj eventuale rrit shqetësimet se Greqia mund të mos paguajë borxhet dhe të dalë nga Eurozona.

Partia e dytë në sondazhe është ajo e kryeministrit aktual, Antonis Samaras.

Papunësia në Greqi është rreth 25 për qind dhe ekonomia e saj është tkurrur për një të katërtën që nga fillimi i krizës në Eurozonë.

XS
SM
MD
LG