Ndërlidhjet

Gaz lotsjellës kundër protestuesve


Policia e Kosovës ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë një grup protestuesish, të cilët po hidhinin gurë dhe po i thyenin xhamat e dritareve ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Ky grup protestuesish ishte ndarë nga masa më e madhe, e cila protestoi me kërkesën për shkarkimin e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandar Jabllanoviq.

Ndërhyrja ndodhi afërsisht pas gjysmë ore që kur ky grup njerëzish po hidhte gurë në drejtim të ndërtesës së qeverisë.

Duke u larguar, protestuesit kanë demoluar edhe disa terraca të lokaleve në qendër të Prishtinës.

XS
SM
MD
LG