Ndërlidhjet

Liderë botërorë arrijnë në Riad, pas vdekjes së Mbretit


Riad, 23 janar 2015.

Udhëheqës botërorë kanë nisur të arrijnë në Arabinë Saudite për të shprehur ngushëllime për vdekjen e Mbretit Abdullah.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, ndodhet tashmë atje, ashtu si edhe presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, dhe paraardhësi i tij, Hamid Karzai.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ai i Ukrainës, Petro Poroshenko, dhe kryeministri britanik, David Cameron, janë në mesin e liderëve të tjerë që kanë zbarkuar në Riad.

Nga Kosova ka udhëtuar zëvendëskryeministri Hashim Thaçi.

Udhëheqësit e Gjirit, ashtu si edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, kanë ndjekur të premten varrimin e Abdullahut.

Ky i fundit ka ndërruar jetë dje në moshën 90-vjeçare.

Fronin e ka marrë gjysmëvëllai i tij.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG