Ndërlidhjet

logo-print

Jahjaga dënon “aktet vandale” të protestuesve


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka konsideruar protestën e sotme në Prishtinë si “të drejtë demokratike të qytetarëve të Kosovës për të shprehur kërkesat e tyre”.

Megjithatë, ajo ka dënuar ashpër “aktet vandale të një grupi të vogël protestuesish ndaj pronës publike dhe private të qytetarëve të Republikës së Kosovës” dhe ka kërkuar që “organizatorët e protestës të distancohen nga turmat që po sulmojnë Policinë e Kosovës dhe po dëmtojnë institucionet e Kosovës e bizneset në qytet”.

“E drejta për të protestuar është e drejtë e pamohueshme që garantohet dhe ushtrohet në çdo demokraci, por atë e përcjell edhe përgjegjësia për të ruajtur rendin publik dhe pronën e ndërtuar me shumë sakrificë, djersë e mund nga qytetarët e Kosovës. Ftoj të gjitha palët për qetësi dhe demonstrim te pjekurisë politike dhe shoqërore”, ka shkruar Jahjaga në llogarinë e saj në Facebook.

XS
SM
MD
LG