Ndërlidhjet

logo-print

Obama arrin në Nju Delhi


Nju Delhi, 25 janar 2015.

Nju Delhi, 25 janar 2015.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka arritur në Nju Delhi për një vizitë dyditore.

Ai do të bisedojë sot me kryeministrin e Indisë, Narendra Modi, dhe do të vendosë një kurorë me lule në memorialin e Mahatma Ghandit.

Është planifikuar që me zyrtarët indianë, Obama të diskutojë për një mori çështjesh, nisur nga tregtia deri te siguria ndërkombëtare dhe lufta kundër terrorizmit.

Më 27 janar, Obama do të udhëtojë drejt Arabisë Saudite, për të shprehur ngushëllime për vdekjen e Mbretit Abdullah.

XS
SM
MD
LG