Ndërlidhjet

logo-print

Abe: Sipas të gjitha gjasave, pengu u ekzekutua


Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka thënë se ka gjasa të mëdha që videoja, e cila tregon ekzekutimin e një pengu japonez nga militantët e Shtetit Islamik, të jetë e vërtetë.

Videoja është postuar të shtunën online dhe pretendon se pengu Haruna Yukawa është vrarë.

Grupi xhihadist ka kërcënuar më 20 janar se do të vrasë Yukawan dhe pengun tjetër japonez, Kenji Goto, nëse Japonia nuk paguan 200 milionë dollarë brenda 72 orësh.

Abe ka thënë se një akt i tillë i terrorizmit është “i egër dhe i palejueshëm”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka lëshuar një deklaratë, përmes së cilës ka dënuar ekzekutimin e mundshëm të Yukawas.

Kryeministri britanik, David Cameron, ka thënë se vrasja e Yukawas është “një tjetër përkujtues i vrasjeve barbare që bëjnë këta terrroristë”.

XS
SM
MD
LG