Ndërlidhjet

Katër vjet nga revolta popullore në Egjipt


Sheshi Tahrir në Egjipt. Janar, 2015.
Sheshi Tahrir në Egjipt. Janar, 2015.

Autoritetet në Egjipt kanë forcuar sigurinë në Kajro dhe qytete të tjera për shkak të përvjetorit të katërt të kryengritjes popullore, e cila ka çuar në rrëzimin e presidentit autokrat, Hosni Mubarak.

Automjetet e blinduara janë vendosur përreth Sheshit Tahrir të Kajros, i cili ka qenë epiqendër e revoltës.

Ministria e Brendshme ka thënë se një shpërthim ka plagosur sot një polic, por nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me rastin.

Masat e shtuara të sigurisë vijnë një ditë pasi një protestuese është qëlluar për vdekje në Kajro, derisa ka marrë pjesë në një tubim, në përkujtim të afro 900 protestuesve të vrarë në revoltën e 2011-ës.

Aktivistët fajësojnë policinë për vdekjen e saj, ndërsa autoritetet thonë se janë duke hetuar rastin.

XS
SM
MD
LG