Ndërlidhjet

logo-print

Ukraina në zi për viktimat në Mariupol


Mariupol

Mariupol

Ukraina është sot në ditë zie, pasi një seri sulmesh me raketa ka vrarë të shtunën në Mariupol 30 persona dhe ka plagosur mbi 90 të tjerë.

Flamujt kombëtarë në të gjitha ndërtesat publike janë ulur në gjysmështizë.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka urdhëruar po ashtu anulimin e të gjitha ngjarjeve sportive dhe kulturore, që kanë qenë të parapara për ditën e sotme.

Separatistët pro-rusë kanë marrë përgjegjësinë për sulmet e së shtunës.

Ato janë dënuar ashpër nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, OSBE-ja dhe Kombet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG