Ndërlidhjet

Rreth 80% e Pakistanit pa rrymë


Pakistan
Pakistan

Një avari e shkaktuar nga sulmet e militantëve në jug të Pakistanit ka lënë shumicën e këtij vendi pa energji elektrike.

Zëdhënësi i Ministrisë së Ujit dhe Energjisë, Zafaryab Khan, ka konfirmuar se sulmi i militantëve në një kullë të transmisionit në provincën Baluçistan, ka shkaktuar ndërprerjen e rrymës.

Sipas disa llogaritjeve, rreth 80 për qind e Pakistanit është pa energji elekrtike.

Problemi ka prekur edhe qytetet e mëdha, përfshirë Islamabadin, Karaçin dhe Lahoren.

XS
SM
MD
LG