Ndërlidhjet

Obama “i shqetësuar” për sulmet në Mariupol


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka shprehur “shqetësim të madh” për shkeljen e armëpushimit në lindje të Ukrainës.

Të shtunën, separatistët pro-rusë kanë sulmuar me raketa qytetin Mariupol, duke vrarë 30 persona dhe plagosur mbi 90 të tjerë.

“Jemi shumë të shqetësuar për shkeljen e fundit të armëpushimit”, ka thënë Obama në një konferencë për media në Nju Delhi.

Ai ka fajësuar “separatistët që mbështeten nga Rusia, nga pajisjet ruse, financat ruse dhe trupat ruse” për eskalimin e situatës në lindje të Ukrainës.

Obama është zotuar se do të rrisë presionin mbi Rusinë, në bashkëpunim me aleatët e Shteteve të Bashkuara, duke thënë se ai do të shohë për të gjitha opsionet, pos konfrontimit ushtarak.

XS
SM
MD
LG