Ndërlidhjet

logo-print

Obama takon kryeministrin e Indisë


Nju Delhi

Nju Delhi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe kryeministri i Indisë, Narendra Modi, janë pajtuar që të thyejnë bllokadën, e cila ka zvarritur marrëveshjen e energjisë civile bërthamore.

Marrëveshja historike, e nënshkruar në vitin 2008, i ka dhënë Indisë qasje në teknologjinë civile bërthamore.

Por, zbatimi i saj ka ngecur për shkak të disa dispozitave për përgjegjësinë e Indisë.

Duke folur një Nju Delhi, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Obamën, Modi ka thënë se “gjashtë vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes dypalëshe, ne jemi duke ecur në drejtim të bashkëpunimit tregtar”.

Mijëra forca të sigurisë janë vendosur në Nju Delhi për të siguruar vizitën dyditëshe të presidentit Obama.

XS
SM
MD
LG