Ndërlidhjet

Vdes lideri i grupit xhihadist të Libisë


Libi - foto arkivi
Libi - foto arkivi

Grupi islamist libian, Ansar al-Sharia, ka konfirmuar se lideri i saj, Mohammad al-Zahawi, ka vdekur.

Përmes një deklarate, grupi ka thënë se “mban zi për vdekjen e emirit”, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Dyshohet se ai ka vdekur nga plagët e marra në një betejë me forcat qeveritare të Libisë, në lindje të Bengazit, tetorin e kaluar.

Grupi Ansar al-Sharia fajësohet për sulmin në konsullatën e Shteteve të Bashkuara në Bengazi, më 2012.

Katër amerikanë, përfshirë ambasadorin, kanë vdekur në këtë sulm.

XS
SM
MD
LG