Ndërlidhjet

Poroshenko: Do t’i përmbahemi armëpushimit


Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Ukraina është sot në ditë zie, pasi një seri sulmesh me raketa ka vrarë të shtunën në Mariupol 30 persona dhe ka plagosur mbi 90 të tjerë.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka dënuar sulmin duke e cilësuar si “krim kundër njerëzimit”.

Megjithatë, ai ka thënë se Ukraina do t’i përmbahet marrëveshjes për armëpushim, të nënshkruar në Minsk, shtatorin e kaluar.

Flamujt kombëtarë në të gjitha ndërtesat publike të Ukrainës janë ulur në gjysmështizë.

Poroshenko ka urdhëruar po ashtu anulimin e të gjitha ngjarjeve sportive dhe kulturore, që kanë qenë të parapara për ditën e sotme.

Separatistët pro-rusë kanë marrë përgjegjësinë për sulmet e së shtunës.

Ato janë dënuar ashpër nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, OSBE-ja dhe Kombet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG