Ndërlidhjet

Dhjetë të vrarë në përleshjet në Kajro


Kajro

Kajro

Së paku dhjetë persona janë vrarë në përleshjet midis policisë dhe protestuesve në lindje të Kajros.

Përleshjet kanë pasuar vdekjen e një aktivisteje të shtunën, në një marshim në Kajro.

Protestat janë organizuar për të shënuar përvjetorin e katërt të revoltës popullore në Egjipt, e cila ka çuar në rrëzimin e presidentit autokrat, Hosni Mubarak.

Dhjetëra njerëz janë vrarë në protesta të ngjashme, vitin e kaluar.

Të shtunën, aktivistja Shaimaa El-Sabagh është qëlluar për vdekje, derisa ka marrë pjesë në një tubim, në përkujtim të afro 900 protestuesve të vrarë në revoltën e 2011-ës.

Aktivistët fajësojnë policinë për vdekjen e saj, ndërsa autoritetet thonë se janë duke hetuar rastin.

XS
SM
MD
LG