Ndërlidhjet

Syriza në Greqi thotë se “trojka ka përfunduar”


Alexis Tsipras

Alexis Tsipras

Lideri i partisë së ekstremit të majtë Syriza në Greqi, teksa ka folur mbrëmë pas fitores bindëse të partisë së tij në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura dje, ka thënë se vendi i tij tashmë po len pas jetën e vështirë që e ka pasur.

Alexis Tsipras, ka folur para mbështetësve të partisë Syriza teksa janë publikuar rezultatet e para të zgjedhjeve, të cilat tregojnë se partia e tij ka marrë rreth 36 për qind të votave duke lënë pas konservatorët, përfshirë edhe partinë e kryeministrit Antonis Samaras që ka fituar 28 për qind.

“Vota e popullit tonë, tregoi se trojka ka përfunduar”, ka thënë Alexis Tsipras duke iu referuar Bashkimkit Evropian, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Qëndrore Evropiane.

Ai tha se Greqia do të bashkëpunoj me kreditorët ndërkombëtarë me qëllim të një marrëveshje të qëndrueshme për pagesën e borxheve që Greqia i ka.

Alexis Tsipras ka thënë se do ta rinegocijoj borxhin e Greqisë në vlerë prej 318 miliardë eurosh ndërsa ka premtuar se do t'u jepet fund masave shtrënguese ndaj popullit.

Papunësia në Greqi është rreth 25 për qind dhe ekonomia është tkurrur për rreth 25 për qind, që nga fillimi i krizës në eurozonë në vitin 2008.

XS
SM
MD
LG