Ndërlidhjet

logo-print

Moti i ftohtë pritet në një pjesë të SHBA-ve


Ilustrim

Ilustrim

Meteorologët në Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se do të shënohet një krizë historike për shkak të motit të ftohtë që mbrëmjen e së martës pritet t'i godet zonat e bregdetit lindor nga Filadelfia në Maine.

Sipas meteorologëve, bora pritet të arrij deri më 90 centimetra.

Kryetari i New Yorkut, Bill de Blasio, ka thënë gjatë një konference të mbajtur gjatë ditës së djeshme se “kjo mund të jetë një stuhi e cila nuk është parë kurrë më parë”.

Shërbimi Kombëtar i motit ka paralajmëruar se po afrohet një stuhi e dëborës e cila nuk është parë më herët.

Delta Airlines ka njoftuar se i ka anuluar 600 fluturime për shkak të paralajmrimeve të krizës.

Kjo kompani i ka anuluar fluturimet e datës 27 janar nga aeroporti i New Yorkut, nga ai i Bostonit dhe nga aeroporti i Filadelfias.

Autoritetet amerikane i kanë paralajmëruar qytetarët për stuhinë, ndërsa i kanë rekomanduar ata që t’iu shmangen udhëtimeve.

XS
SM
MD
LG