Ndërlidhjet

logo-print

Sot skadon afati i caktuar nga protestuesit në Prishtinë


Ilustrim

Ilustrim

Sot në orën 16.00 përfundon afati prej 48 orësh i caktuarar nga organizatorët e protestës së të shtunës në Prishtinë, për shkarkimin e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandar Jabllanoviq, si dhe për nxjerrjen e Ligjit për Trepçën, me të cilin ky kombinat do të shpallej ndërmarrje e veçantë publike.

Afati është caktuar të shtunën nga organizatorët e protestës që ështrë mbajtur në Prishtinë, shoqata "Thirrjet e Nënave" dhe Lëvizja Vetëvendosje e të cilët e kanë pasur mbështetjen edhe të partive tjera opozitare në Kosovë.

Pas skadimit të afatit të caktuar, nga organizatorët e prortestës pritet të dalin informata rreth masave të ardhshme që do të merren.

Një protrestë tjetër është paralajmëruar për të martën në Prishtinë.

Duke iu përgjigjur kërkesave të protestuesve në lidhje me shkarkimin e ministrit Jabllanoviq, kryeministri Mustafa ka shkruar dje në rrjetin Facebook se "Listën Serbe dhe ministrin Jabllanoviq, nuk ua solli Isa. Ata i gjeta në mesin tonë. I solli veriu i ndarë, i sollën votat e qytetarëve serb, i solli dialogu".

XS
SM
MD
LG