Ndërlidhjet

Ligjvënësit iranianë kërkojnë shpjegim nga Javid Zarif


Ministri iranian, Javad Zarif dhe Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry gjatë shetitjes në Gjenevë

Ministri iranian, Javad Zarif dhe Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry gjatë shetitjes në Gjenevë

Mediat shtetërore të Iranit raportojnë se parlamenti e ka ftuar ministrin e jashtëm, Javid Zarif, që të raportoj në lidhje me shetitjen e tij të fundit me Sekretarin amerikan, John Kerry, gjatë negociatave bërthamore në Gjenevë.

Zarif, i cili i udhëheq bisedimet bërthamore të Iranit me gjashtë fuqitë botërore, e ka bërë një shetitje 15 minutëshe me Sekretarin Kerry nëpër rrugët e Gjenevës më 14 janar.

Të shtunën, gazetat iraniane kanë raportuar se 21 anëtarët e parlamentit, e kanë nënshkruar një peticion, përmes të cilit kërkojnë raportim nga ana e Zarif.

Peticioni të cilin e ka publikuar agjencia Fars, thotë se shetitja është jashtë normave të diplomacisë, andaj edhe kanë kërkuar shpjegim nga Zarif.

XS
SM
MD
LG