Ndërlidhjet

Së paku pesëmbëdhjetë të vrarë në Egjipt


Ilustrim

Ilustrim

Së paku pesëmbëdhjetë persona janë vrarë në Kajro gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe policisë, gjatë demonstratave që janë mbajtur në shënim të përvjetorit të kryengritjes popullore të vitit 2011.

Sipas medive të atjeshme, në mesin e të vrarëve gjatë përleshjeve të së dielës me policinë, janë së paku nëntë civilë.

Ministria e brendshme tha se një polic është vrarë gjatë përleshjeve me protestuesit islamikë në një lagje në veri të Kajros, ku gjithashtu janë vrarë disa demonstures.

Nuk është e qartë nëse polici i vrarë është në mesin e 15 viktimave që janë raportuar deri më tani.

Në Kajron qëndrore, policia me dhunë i ka shpërndarë qindra protestues që po protestonin në sheshin Tahrir, epiqendra e revoltës që e ka rrëzuar presidentin Hosni Mubarak.

Islamistët në Egjipt janë kundër sundimit të presidentit Abdel-Fatah el-Sissi.

XS
SM
MD
LG