Ndërlidhjet

logo-print

Në Kirgizi arrestohen gjashtë terroristë të dyshuar


Ilustrim

Ilustrim

Komiteti për Siguri Kombëtare në Kirgizi, ka njoftuar se gjatë një operacioni të realizuar javën e kaluar në jug të provincës Osh, janë arrestuar gjashtë terroristë të dyshuar ndërsa atyre iu është konfiskuar armatim dhe municion.

Sipas një njoftimi të publikuar sot, operacioni i policisë kirgize ka filluar më 20 janar.

Autoritetet kanë bërë me dije se katër nga të dyshuarit janë trajnuar në kampet e organizatave terroriste në Siri.

Gjatë bastisjeve në shtëpitë e të dyshuarve, sipas policisë, është gjetur një pushkë automatike, më shumë se 17 mijë plumba, maska si dhe pajisje të tjera.

XS
SM
MD
LG