Ndërlidhjet

OKB paralajmëron “sulme terroriste” ndaj objekteve bërthamore


Ilustrim

Ilustrim

Kreu i agjencisë mbikqyrëse bërthamore në OKB ka paralajmëruar se “terroristët” mund t’i sulmojnë objektet bërthamore në vendet ku siguria është e dobët.

“Në këtë aspekt, bashkëpunimi ndërkombëtar është shumë i rëndësishëm për shkak se terroristët gjithmonë i kanë në cak vendet e dobëta për nga siguria”, ka thënë sot Yukiya Amano, drejtor gjeneral i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

Ai iu ka bërë thirrje qeverive që të jenë vigjilente ndaj kërcënimeve të tilla, të cilat ai i ka quajtur si “një çështje shumë serioze”.

Ai gjatë fjalimit të tij në Singapor, nuk i është referuar ndonjë kërcënimi apo vendi të veçantë.

Në korrik të vitit të kaluar, mediat e kanë cituar ambasadorin irakian në OKB, Mohamed Ali Alhakim dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, të kenë thënë se kryengritësit kanë konfiskuar rreth 40 kilogramë përbërje të uraniumit, që po mbahej në Universitetin e Mosulit.

XS
SM
MD
LG