Ndërlidhjet

Zyrtari i lartë kazak deklarohet i pafajshëm për korrupsion


Seanca gjyqësore ndaj Nurlan Zholamanov

Seanca gjyqësore ndaj Nurlan Zholamanov

Ish-udhëheqësi i Gardës Kombëtare të Kazakistanit nuk e ka pranuar fajësinë në një rastë të profilit të lartë të korrupsionit.

Seanca gjyqësore ndaj Nurlan Zholamanov, është mbajtur sot në një gjykatë në Astana.

Akuzat ndaj tij Zholamanov i ka quajtur të fabrikuara dhe të motivuara politikisht.

I akuzuari tjetër në akuzën e njëjtë me Nurlan Zholamanov, Qairat Balmaghambetov, ish-komandant i një njësie ushtarake, e ka pranuar fajësinë.

Nurlan Zholamanov është arrestuar në tetror të vitit të kaluar nën akuzën se e ka krijuar dhe e ka udhëhequr një grup kriminal.

Qairat Balmaghambetov gjendet në arrest shtëpiak.

Gjatë dy viteve të fundit, disa ish-zyrtarë kazakë janë përballur me ndjekje penale për marrje të ryshfetit. Disa nga ta janë dënuar me burgim afatgjatë.

Në tetor, ish-zëvendësministri i bujqësisë, Muslim Omiraev, është dënuar me dhjetë vjet burg për shkak se e ka marrë ryshfet një shumë prej 100 mijë dollarësh.

XS
SM
MD
LG