Ndërlidhjet

Turqia hap kampin më të madh për refugjatët sirianë


Ilustrim

Ilustrim

Turqia të dielën e ka hapur kampin e saj më të madh të refugjatëve, kamp në të cilin do të strehohen 35 mijë njerëz të ikur si rezultat i luftimeve në mes të forcave kurde dhe militantëve të Shtetit Islamik në Kobani të Sirisë.

Agjencia Kombëtare për Menaxhimin e Fatëkeqësive ka njoftuar se kampi është i vendosur në qytetin juglindor Suruc, ndërsa brenda tij janë dy spitale, shtatë klinika mjekësore dhe klasa të mjaftueshme për 10 mijë fëmijë.

Zëdhënësi i kësaj agjencie, Dogan Eskinat, i ka thënë agjencisë Reuters, se gjatë disa muajve të luftimeve në Kobani, më shumë se 200 mijë refugjatë kanë shkuar në Turqi.

Në Turqi janë rreth 24 kampe ku ndodhen rreth 265 mijë refugjatë nga Siria.

Më shumë se 200 mijë njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendour që nga fillimi i luftës civile në Rusi, nga marsi i vitit 2011.

Shumica e 1.7 milion refugjatëve të Sirisë, jetojnë në Turqi.

Disa jetojnë në kampe e disa ndonjëherë edhe në rrugë e në baraka, duke shkakktuar tensione me popullsinë lokale.

Autoritetet kanë filluar që refugjatët që gjenden në rrugë, t'i transferojnë nëpër kampe.

Militantët islamikë e kanë sulmuar Kobanin më shumë se katër muaj më parë.

XS
SM
MD
LG