Ndërlidhjet

Në Filipine vriten të paktën 43 policë


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet në Filipine kanë njoftuar sot se së paku 43 policë janë vrarë gjatë një përleshje me rebelët myslimanë, gjatë operacionit për arrestimin e dy të dyshuarve të profilit të lartë për terrorizëm.

Autoritetet kanë njoftuar se beteja ka shpërthyer pasi policia ka hyrë në qytetin Mamasapano që kontrollohet nga grupi islamik Fronti çlirimtar (MILF).

Policia ka hyrë në qytetin e kontrolluar nga militantët pa i njoftuar këta të fundit konform një marrëveshje të armëpushimit që ekziston.

Humbja nga ana e autoriteteve të Filipinës është më e madhja e kohëve të fundit.

Zyrtarët nuk kanë njoftuar për numrin e rebelëve të vrarë.

Sipas marrëveshjes së armëpushimit të vitit 2014, 10 mijë anëtarët e grupit militant janë pajtuar për t’i dhënë fund dekadave të rebelimit.

Tensionimi i situatës në Filipine pati ndodhur për shkak të një ligji që iu jep myslimanëve të drejtën e vetqeverisjes në disa provinca.

Dhjetëra mijëra njerëz janë vrarë gjatë disa dekadave të rebelimit.

XS
SM
MD
LG