Ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, thotë se Rusia duhet t’u jap një urdhër të qartë separatistëve në lindje të Ukrainës lindore në mënyrë që të mos ketë përpjekje nga ana e rebelëve pro-rusë që ta marrin nën kontroll qytetin strategjik Mariupol.
Teksa i ka përmendur viktimat e dy javëve të fundit si rezultat i përshkallëzimit të dhunës në lindje të Ukrainës, Steinmeier ka thënë se po mbaron koha për ta implementuar marrëveshjen e paqes të arritur në Minsk, më 5 shtator.
Paralajmërimet nga Gjermania vijnë në kohën kur janë intensifikuar luftimet në lindje të Ukrainës dhe atë pas deklaratës së njërit prej liderëve pro-rus, i cili është zotuar se do ta marrin nën kontroll tërë krahinën.
Gjatë sulmeve të së premtes dhe të shtunës nga ana e rebelëve në Mariupol, janë vrarë 30 njerëz.
Steinmeier ka thënë sot se ofenzivat nga ana e rebelëve në Mariupol, përbën një ndryshim të situatës dhe Perëndimi sipas tij, duhet të reagoj.
Ministrat e jashtëm të BE-së do të takohen të enjten për të disutuar në lidhje me hapat që duhen ndërmarrë pas përkeqësimit të situatës në lindje të Ukrainës.