Ndërlidhjet

Protestë në Kirgizi kundër karikaturave të Profetit Muhamed


Protesta në Jalal-Abad, Kirgizi
Protesta në Jalal-Abad, Kirgizi

Së paku 2 mijë e 500 njerëz kanë marrë pjesë në një protestë në qytetin Jalal-Abad të Kirgizisë, kundër publikimit të karikaturave të Profetit Muhamed nga revista satirike franceze Charlie Hebdo.

Sipas tyre, karikaturat i kanë fyer ndjenjat e besimtarëve fetarë.

Tubimi i sotëm i mbajtur në qytetin jugor të Kirgizisë, është lejuar nga autoritetet e qytetit.

Protestuesit kanë mbajtur në duar parulla në të cilat është shkuar “Unë e dua Profetin Muhamed”, “Ne jemi kundër karikaturave”, “Larg duart nga Profeti”, parulla të cilat janë shkruar në gjuhën arabe, angleze, ruse dhe uzbeke.

Protesta të ngjashme janë mbajtur kohëve të fundit edhe në kryeqytetin e Kirgizisë, Bishkek por edhe në qytetin jugor Osh.

Rreth 90 për qind popullit kirgiz që i ka rreth 5.5 milionë banorë, janë myslimanë.

XS
SM
MD
LG