Ndërlidhjet

logo-print

Kryeministri Mustafa takon ambasadorët e Quint-it


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të Quint-it në Kosovë.

Sipas një kumtese të lëshuar nga qeveria, kryeministri Mustafa dhe ambasadorët, kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Kryeministri Mustafa, sipas njoftimit, e ka ripërsëritur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e gjithanshëm të proceseve, për ruajtjen e stabilitetit në vend si dhe për përmbushjen e prioriteteve të Qeverisë.

Kryeministri Mustafa bëhet me dije se i ka falënderuar ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe të gjithë partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme që po i japin qeverisë në fuqizimin e proceseve në Republikën e Kosovës.

XS
SM
MD
LG