Ndërlidhjet

Kryeministri lituanez viziton Gjeorgjinë


Kryeministri i Lituanisë, Algirdas Butkevicius

Kryeministri i Lituanisë, Algirdas Butkevicius

Kryeministri i Lituanisë, Algirdas Butkevicius, po qëndron në Gjeorgji për të bisduar me autoritetet e atjeshme në lidhje me përpjekjet e Gjeorgjisë për t'u bërë pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Butkevicius, vendi i të cilit i mbështet aspiratat gjeorgjiane për anëtarësim në strukturat evropiane, ka arritur në Tbilisi të dielën, ndërsa takimet me autoritetet gjeorgjiane do t’i realizoj gjatë ditës së sotme dhe të nesërme.

Përveç aspiratave të Gjeorgjisë drejt BE-së, Algirdas Butkevicius gjatë takimit me homologun gjeorgjian, Irakli Garibashvili dhe presidentin e këtij shteti Giorgi Margvelashvili, pritet të diskutoj edhe për bashkëpunimin dy-palësh në aspektin ekonomik dhe në çështjet siç janë energjia dhe transportri.

Butkevicius, vendi i të cilit është anëtar në NATO, pritet ta vizitoj edhe një zyre të Misionit Monitorues të BE-së.

Misioni i BE-së e monitoron situatën në territorin gjeorgjian përkatësisht kufirin në mes të Gjeorgjisë dhe territoreve të mbështetura nga Rusia, Ostetia e Jugut dhe Abkhazia.

XS
SM
MD
LG