Ndërlidhjet

logo-print

OSBE dënon bastisjen në zyrat e televizionit të tatarëve në Krime


Ilustrim

Ilustrim

Selia e vetme e transmetuesit në gjuhën e tatarëve të Krimesë, është duke u basisur nga përfaqësuesit e Shërbimit Feredal të Sigurisë ruse dhe Komitetit Hetues.

Dhjetëra burra të armatosur e të maskuar, të veshur me uniforma pa shenja ushtarake, e kanë rrethuar sot selinë e televizionit ATR.

Zyrtarët e armatosur nuk e kanë lejuar personelin që të hyjë brenda.

Përmes një deklarate, ATR ka njoftuar se hetuesit duan që t'i konfisojnë serverët kryesor.

Zëvendësdrejtoresha e televizionit, Lilya Budzhurova, ka thënë se stafi i televizionit iu ka thënë hetuesve që mund t'i marrin serverët më vonë ngase konfiskimi i tashëm sipas saj, mund të ndikoj në ndërprerjen e programit.

“Kjo praktikë e ndërhyrjes në media të lira dhe të pavarura nuk mund të tolerohet”, ka thënë Dunja Mijatovic, përfaqësuese e OSBE-së për lirinë e mediave.

Aktivistët, udhëheqësit e komunitetit si dhe grupe të tjera të tatarëve në Krime, janë përballur me diskriminim, presion dhe abuzim për shkak se patën refuzuar që Krimea të aneksohet nga Rusia.

XS
SM
MD
LG