Ndërlidhjet

Kurdët marrin kontrollin e plotë mbi Kobani


Kobani
Kobani

Forcat kurde, të mbështetura nga sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara, njoftohet se pas katër muaj të luftimeve, sot e kanë rimarrë kontrollin e plotë të Kobanit në Siri, nga militantët e Shtetit Islamik (IS).

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me bazë në Londër, ka thënë se ekstremistët janë dëbuar sot nga qyteti që gjendet në afërsi të kufirit Siri-Turqi.

Abdel Rahman, drejtor i observatorit sirian, i ka thënë agjencisë AFP se kurdët janë duke i ndjekur edhe disa xhihadistë në rrethinat në lindje të Kobanit por sipas tij, luftimet brenda qytetit tashmë të shkatërruar, kanë përfunduar.

Kobani është bërë simbol i luftës kundër militantëve të Shtetit Islamik, të cilët, verën e kaluar, kanë marrë nën kontroll territore të mëdha në Irak dhe Siri.

Grupi militant ka humbur më shumë se 1,000 luftëtarë në përpjekje për të marrë kontrollin e Kobanit qysh më 16 shtator.

Ndërkohë, një oficer i lartë i ushtrisë irakiane, ka njoftuar se forcat irakiane e kanë çliruar nga Shteti Islamik provincën lindore Diyala.

XS
SM
MD
LG