Ndërlidhjet

logo-print

VV, thirrje për protesta të martën në 12:00


Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë thirrje për protesta në Prishtinë, të martën në orën 12:00.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se kërkesat janë tashmë të njohura dhe se kanë të bëjnë me shkarkimin e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, dhe me sjelljen në Kuvend të ligjit që Trepçën e konsideron ndërmarrje të veçantë publike.

Thirrja vjen pasi kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nuk u është përgjigjur kërkesave të partive politike në opozitë dhe disa organizatave joqeveritare, të parashtruara të shtunën, më 24 janar, gjatë një proteste në Prishtinë.

XS
SM
MD
LG