Ndërlidhjet

Stoltenberg: Akuzat e Putinit, të pakuptimta


Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka quajtur “të pakuptimta” akuzat e bëra nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili ka thënë se ushtria e Ukrainës shërben si “njësi e huaj” e Aleancës ushtarke perëndimore.

Stoltenberg u ka thënë gazetarëve në Bruksel se forcat e huaja në Ukrainë janë ruse.

Putin ka folur sot para disa studentëve universitarë në Shën Petersburg.

Ai po ashtu ka thënë se “shumë” burra ukrainas po bëjnë përpjekje që “t’i shmangen mobilizimit” dhe të ikin drejt Rusisë.

Putin ka thënë se periudha e qëndrimit në Rusi mund të zgjatet për shtetasit ukrainas, sidomos ata të moshës së rekrutimit.

XS
SM
MD
LG