Ndërlidhjet

NATO së shpejti me qendër trajnimi në Gjeorgji


Ilustrim
Ilustrim

Një zyrtar i lartë i NATO-s ka bërë të ditur se Aleanca dhe Gjeorgjia janë duke punuar për të hapur një qendër të përbashkët trajnimi në Gjeorgji.

Zëvendësi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Alexander Vershbow, ka shfaqur shpresën se qendra do të nisë operacionet në Gjeorgji në fund të vitit 2015.

Ai po ashtu ka thënë se Gjeorgjia ka gjithçka që i duhet për t’u përgatitur për anëtarësim në NATO.

Ministria e Jashtme e Gjeorgjisë ka njoftuar më herët se Vershbow do të vizitojë Tbilisin më 29 dhe 30 janar.

XS
SM
MD
LG