Ndërlidhjet

LDK “mbron” protestat konform Kushtetutës


Ilustrim
Ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se njeh "të drejtën e qytetarëve për të protestuar dhe për të shprehur opinionet për të gjitha çëshjet me interes publik, konform normës kushtetuese dhe ligjeve të Republikës së Kosovës".

Por, kjo parti konsideron se e drejta e protestës nuk mund të përdoret për të, siç ka thënë, sulmuar, cenuar institucionet dhe për të rrezikuar sigurinë e Republikës së Kosovës.

“Lidhja Demokratike e Kosovës dënon ashpër aktet vandale të një numri të protesuesve, të ushtruara kundër objektit të Qeverisë dhe pronave private të qytetarëve”, thuhet në komunikatën e kësaj partie, e cila u referohet protestave të së shtunës.

Partitë opozitare kanë thirrur për të martën një tjetër protestë me kërkesën për shkarkimin e ministrit Aleksandar Jabllanoviq dhe shpalljen e Trepçës ndërmarrje të veçantë publike.

XS
SM
MD
LG