Ndërlidhjet

PDK: Ultimatumet janë të papranueshme


Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi.
Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi.

Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se respekton të drejtën ligjore, kushtetuese dhe demokratike të qytetarëve për të protestuar, porse për të “janë të papranueshme thirrjet kërcënuese dhe ultimative ndaj institucioneve legjitime”.

“Partia Demokratike e Kosovës shpreh keqardhje për thirrjet që debatet nga Parlamenti të barten në sheshe, ngase paraqesin rrezik për funksionimin e demokracisë”, thuhet në komunikatën e kësaj partie dërguar mediave.

Komentet vijnë në kohën kur opozita ka paralajmëruar për të martën protestë me kërkesat për shkarimin e ministrit Aleksandar Jabllanoviq dhe shpalljen e Trepçës ndërmarrje të veçantë publike.

“Partia Demokratike e Kosovës fton qytetarët e Republikës së Kosovës që të kenë besim në institucionet kushtetuese, ku është vendi të shtrohen dhe zgjidhen të gjitha pakënaqësitë e qytetarëve”, thuhet në komunikatë.

XS
SM
MD
LG