Ndërlidhjet

OSBE dënon dhunën ndaj gazetarëve në Prishtinë


Ilustrim
Ilustrim

Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Mediave, Dunja Mijatoviq, ka dënuar sulmin ndaj tre gazetarëve, të cilët kanë qenë duke mbuluar protestat e së shtunës në Prishtinë.

Më 24 janar, gazetarja Aleksandra Jovanoviq dhe kameramani, Bojan Koshanin, të dy nga Radio-Televizioni i Kosovës, si dhe gazetari Vladimir Miliq, nga Radio-Televizioni i Serbisë, janë sulmuar nga sulmues të panjohur.

Sipas disa raporteve të mediave, sulmuesit i kanë sulmuar ata me shkopinj dhe gurë dhe po ashtu kanë bërë përpjekje të vjedhin pajisjet e tyre.

“Çdo dhunë kundër gazetarëve është e papranueshme dhe duhet të trajtohet si akt kundër tërë shoqërisë. Incidenti duhet të hetohet me shpejtësit dhe autorët të sillen para drejtësisë”, ka thënë Mijatoviq.

XS
SM
MD
LG