Ndërlidhjet

Avioni grek rrëzohet në Spanjë, 10 të vdekur


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Së paku 10 njerëz kanë vdekur nga rrëzimi i një aeroplani luftarak në një bazë ushtarake në juglindje të Spanjës.

Zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes kanë thënë se aeroplani grek F-16, me dy ulëse, është rrëzuar mbi aeroplanë të tjerë në tokë, gjatë një trajnimi të NATO-s.

Trembëdhjetë njerëz janë plagosur po ashtu në aksidentin që ka ndodhur në bazën ajrore Los Llanos.

Sipas mediave lokale, njëri nga pilotët ka bërë një manovrim të gabuar gjatë ngritjes.

Të dy pilotët kanë vdekur.

XS
SM
MD
LG