Ndërlidhjet

SHBA mbyll ambasadën në Jemen


Sana, Jemen

Sana, Jemen

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Jemen është mbyllur për publikun, për shkak të shqetësimeve për sigurinë.

Deparatamenti amerikan i Shtetit ka thënë se ambasada do të qëndrojë e mbyllur deri në një njoftim të ardhshëm, duke marrë parasysh “kujdesin për punonjësit dhe të tjerët”.

Javën e kaluar, presidenti dhe kryeministri i Jemenit kanë dhënë dorëheqje nga postet, pas disa ditësh grindjeje politike me rebelët shiitë Huthi, të cilët kanë marrë kontrollin e kryeqytetit Sana në muajin shtator.

Të hënën, milicia Huthi ka sulmuar dhe burgosur disa njerëz që kanë protestuar kundër marrjes së pushtetit nga rebelët.

Këta të fundit po ashtu kanë bllokuar qasjen në Universitetin e Sanas, ku studentët kanë organizuar demonstratën.

Rebelët Huthi thonë se ata duan vetëm ndarje të barabartë të pushtetit. Por, sipas kritikëve, ata duan të mbajnë një kontroll të hekurt mbi pushtetin.

Po ashtu të hënën, disa raporte kanë bërë të ditur se tre militantë të dyshuar të Al Kaidës janë vrarë nga një sulm i telekomanduar i Shteteve të Bashkuara në Jemen.

XS
SM
MD
LG