Ndërlidhjet

Një stuhi masive e borës ka goditur bregdetin lindor të Shteteve të Bashkuara.

Nju Jorku dhe pjesë të tjera të këtij rajoni janë mbyllur, pasi stuhia Juno pritet të sjellë deri në 90 centimetra borë.

Të gjitha automjetet joemergjente janë ndaluar, ashtu si edhe shërbimet e metrosë.

Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Nju Jork, Nju Xhërsi, Konektikat, Rod Ajllënd, Masaçusets dhe Nju Hempshir.

Bizneset dhe shkollat janë mbyllur, ndërsa mbi 6,500 fluturime në aeroportet e bregdetit lindor janë anuluar.

XS
SM
MD
LG