Ndërlidhjet

70 vjet nga çlirimi i Auschwitzit


Kampi i vdekjes Auschwitz
Kampi i vdekjes Auschwitz

Në ish-kampin e vdekjes në Auschwitz të Polonisë do të mbahet sot një ceremoni, për të shënuar 70-vjetorin e çlirimit të hebrenjve të gjallë nga forcat sovjetike.

Këto të fundit kanë hyrë në kamp më 27 janar të vitit 1945.

Disa qindra të mbijetuar të Auschwitzit pritet të jenë në mesin e atyre që do të ndjekin ceremoninë e sotme.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka folur të hënën në Berlin para një grupi të të mbijetuarve të Holocaustit.

Ajo ka thënë se është turp që hebrenjtë në Gjermani janë përballur me fyerje, kërcënime ose dhunë.

Në Aushwitz kanë vdekur mbi 1 milion të burgosur, 90 për qind e të cilëve hebrenj.

XS
SM
MD
LG