Ndërlidhjet

Fidel Castro “i kujdesshëm” ndaj SHBA-së


Fidel Castro
Fidel Castro

Udhëheqësi në pension i Kubës, Fidel Castro, u ka dhënë një mbështetje të kujdesshme marrëdhënieve të ngrohura me Shtetet e Bashkuara.

Në një letër të lexuar në televizionin shtetëror, Castro ka thënë:

“Çdo zgjidhje paqësore apo e negociuar për problemet midis Shteteve të Bashkuara dhe popujve në Amerikën Latine, e cila nuk nënkupton forcën apo përdorimin e forcës, duhet të trajtohet në përputhje me normat dhe parimet ndërkombëtare”.

“Ne gjithmonë do të mbrojmë bashkëpunimin dhe fqinjësinë me të gjithë popujt e botës, në mesin e tyre edhe kundërshtarët tanë politikë”, ka thënë Castro.

Megjithatë, ai e ka bërë të qartë se “nuk u beson Shtetetve të Bashkuara” dhe se “nuk ka folur me to”.

Muajin e kaluar, Uashingtoni ka bërë të ditur se do të nisë bisedimet me zyrtarët e Kubës, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, pas më shumë se 50 vjetësh armiqësi.

XS
SM
MD
LG