Ndërlidhjet

logo-print

Jahjaga nderon hebrenjtë e Kosovës


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka vënë një kurorë me lule pranë monumentit në Prishtinë, kushtuar hebrenjëve të Kosovës.

Sot është dita ndërkombëtare e përkujtimit të Holokaustit dhe 70-vjetori i çlirimit të kampit më të madh të koncentrimit në Auschwitz të Polonisë.

“Si popull që përjetoi vuajtje të ngjashme dhe që po përballet me plagët e hapura të luftës së fundit, sot përkulem për të nderuar kujtimin e të gjithë atyre që u privuan nga e drejta për të jetuar”, ka thënë presidentja Jahjaga përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

XS
SM
MD
LG