Ndërlidhjet

BE shqyrton sanksione të reja kundër Rusisë


Bruksel

Bruksel

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë kërkuar nga ministrat e Jashtëm që të marrin në konsideratë një përgjigje më të përshtatshme ndaj përshkallëzimit të luftimeve në Ukrainë, përfshirë sanksionet e reja kundër Rusisë.

Ministrat do të takohen në Bruksel më 29 janar.

Përmes një deklarate të përbashkët, liderët e BE-së kanë vënë në dukje “dëshmitë e mbështetjes së vazhdueshme dhe në rritje të Rusisë për separatistët” dhe kanë thënë se kjo mbështetje “nënvizon përgjegjësinë e Rusisë”.

Deklarata po ashtu i bën thirrje Rusisë që të dënojë askionet e separatistëve.

Liderët e BE-së kanë dënuar edhe vrasjen e 30 civilëve më 24 janar, përmes “bombardimeve jodiskriminuese në qytetin Mariupol të Ukrainës".

Kombet e Bashkuara kanë thënë se raketat janë hedhur nga një territor i kontrolluar nga rebelët në një lagje të banuar të Mariupolit.

XS
SM
MD
LG