Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi: Holokausti, pikënisje e projektit të paqes


Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në 70-vjetorin e çlirimit të kampit nazist të vdekjes në Auschwitz të Polonisë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Holokausti është edhe pikënisja e projektit të paqes së përhershme në Evropë, nëpërmjet krijimit të Bashkimit Evropian.

“Kosova ka dalë faqebardhe duke shpëtuar hebrenjtë që kanë gjetur strehim te familjet e drejta kosovare dhe shqiptare. Prandaj, sot, Kosova nderon dhe kujton viktimat e Holokaustit, duke rikonfirmuar edhe vendin tonë të pamohueshëm në familjen e kombeve euro-atlantike, të ndërtuar mbi gjakun e derdhur në Luftën e Dytë Botërore”, ka thënë Thaçi përmes një postimi në Facebook.

Më shumë se gjashtë milionë hebrenj janë vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG