Ndërlidhjet

logo-print

Facebook: Nuk u sulmuam nga hakerët


Ilustrim

Ilustrim

Rrjeti social Facebook ka pësuar sot një ndërprerje masive, duke u bërë i paarritshëm për shumë përdorues në gjithë botën.

Ndërprerja ka zgjatur rreth 40 minuta dhe ka prekur përdoruesit në Shtetet e Bashkuara, Azi, Evropë dhe Australi.

Shërbimi Instagram i Facebook-ut ka qenë po ashtu jashtë funskionit për kohë të shkurtër.

Facebook ka thënë se beson që inxhinierët e tij kanë shkaktuar problemin, duke minimizuar pretendimet për sulm të hakerëve.

“Kjo nuk ka qenë rezultat i një sulmi të palës së tretë, por ka ndodhur pasi kemi bërë një ndryshim, i cili ka prekur sistemet tona të konfigurimit”, i ka thënë BBC-së një zëdhënës i Facebook-ut.

Facebook ka rreth 1.25 miliard përdorues në gjithë botën, ndërsa Instagram rreth 300 milionë.

XS
SM
MD
LG