Ndërlidhjet

Argjentina do të shpërbëjë agjencinë e inteligjencës


Presidentja e Argjentinës, Cristina Fernandez de Kirchner

Presidentja e Argjentinës, Cristina Fernandez de Kirchner

Presidentja e Argjentinës, Cristina Fernandez de Kirchner, ka bërë publike planet për shpërbërjen e agjencisë së inteligjencës.

Në një adresim televiziv, ajo ka thënë se do të hartojë një ligj për të ngritur agjenci të re.

Fernandez ka thënë se shërbimet e inteligjencës kanë mbajtur, në pjesë të madhe, strukturën e njëjtë që kanë pasur gjatë qeverisjes ushtarake, e cila ka përfunduar në vitin 1983.

Ky hap vjen pas vdekjes së mistershme të prokurorit Alberto Nisman, disa orë para se ai të dëshmonte kundër zyrtarëve të lartë qeveritarë.

Nisman ka qenë duke hetuar bombardimin e një qendre hebreje në Argjentinë, më 1994, ku kanë mbetur të vrarë 85 persona.

XS
SM
MD
LG