Ndërlidhjet

Militantët sulmojnë një hotel në Tripoli


Libi - foto arkivi
Libi - foto arkivi

Militantët kanë sulmuar një hotel, me mysafirë kryesisht të huaj, në Tripoli të Libisë, duke vrarë tre roje.

Së paku dy persona të armatosur kanë sulmuar hotelin Corinthia dhe kanë hapur zjarr në hapësirën e pritjes.

Nuk është e qartë nëse sulmuesit janë ende brenda hotelit dhe nëse janë marrë pengje civile.

Në një llogari në Twitter të militantëve të Shtetit Islamik është thënë se ata kanë sulmuar hotelin.

Ky pohim, megjithatë, nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.

XS
SM
MD
LG